Categories Lajme

Ra në ujë teksa peshkonte në Porto Romano, rreth 1 muaj pas mbytjes trupi i 40-vjeçarit ende s’është gjetur!

Trupi i 40-vjeçarit, Aurel Ndoni i cili u mbyt në Porto Romano më 25 shkurt, ende nuk është gjetur nga shërbimet e Policisë Kufitare, ato të Policisë së Durrësit, polumbarët e RENEA-s dhe për këtë arsye tashmë kërkimet janë ndërprerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:15 të datës 25 shkurt, teksa Aurel Ndoni ishte duke peshkuar bashkë së bashku me të vëllanë dhe një person tjetër.

Gjatë peshkimit dyshohet se 40-vjeçari ka rrëshqitur duke rënë në ujë, por nuk ka mundur të dalë nga deti pasi është tërhequr nga rryma.

Mësohe se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ku pista e hetimit është shtrirë edhe deri në ndonjë konflikt të mundshëm ose vrasje, por deri më tani asnjëra prej pistave nuk është konfirmuar.

Ndërkohë që gjetja e trupit do të bënte të mundur verifikime përkatëse për shenja të mundshme dhune ose jo.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se ata kanë paguar grup privat polumbarësh për të bërë të mundur gjetjen e trupit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME