Categories Lajme

Ra nga ballkoni i hotelit, kush është 28 vjeçari që humbi jetën në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Tiranë ku një 28 vjeçar ka rënë nga lartësia e një hoteli në Tiranë dhe si pasojë ka humbur jetën. V iktima është i riu Ajdin Mustafi, 28-vjeç , i cili po qëndronte si klient në hotel dhe në momentin që ai ka qenë i mbështetur në hekurat e ballkonit në hotel ato janë këputur dhe ai ka rënë duke humbur jetën.

Ndër të tjera dyshohet se mbrojtësja metalike nuk ka qenë e fiksuar mirë, e për pasojë i riu ka rënë nga lartësia e katit të 5-të, ku fillimisht ka mbetur i p lagosur. Trupi i të riut në dysheme është gjetur së bashku më zgarën mbrojtëse të ballkonit. 28-vjeçari është dërguar më urgjencë në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë përmes postimeve në Facebook miqtë  e tij prekin me fjalët të të riun. Ikja jote e hershme ësht e rënd për të gjith. Do të mbeshtesh përgjithmon ni shok i zemrës, ni koleg i dashur dhe ni punonjës shëmbullor. Allahu te mëshiroft Ajdin. Ngushllime familjes Mustafi”, thuhet në një postim./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME