Të moshuarit paraqiten në të njëjtin orar duke shkaktuar kaos dhe grumbullim Radhë të gjata në ditën e vaksinimit në Lezhë. Të moshuarit ishin njoftuar të gjithë për t’u paraqitur në të njëjtin orar dhe kjo shkaktoi kaos në qendrën ku po kryhet procesi. Për të shmangur grumbullimet ndërhynë edhe efektivë të policisë.
Por pas disa orësh pritje disa prej të moshuarve dhe familjarët e tyre u larguan për t’u paraqitur një ditë tjetër. Vaksinimi në Lezhë nisi të enjten për moshën e tretë ndërsa stafet mjekësore të këtij qyteti u imunizuan me dozën e parë në qendrën e vaksinimit në Shkodër.