Categories Lajme

RAI3 publikon raportin sekret: Prodhimi i kanabisit në Shqipëri u rrit me mbi 1200%.

Shqipëria “Kufiri i Europës”. Radio Televizioni Italina Rai 3 në ediconin qëndror të lajmeve të orës 19.00 të datës 27 janar 2020 i ka kushtuar vëmendje Shqipërisë me një kronikë speciale të realizuar nga gazetari Valerio Cataldi.

Shqipëria gjithnjë e më shumë në kthetrat e narkotrafikantëve. Ky vend në kufi me Italinë e Europën e në përpjekje për të hyrë në Bashkimin Europian, gjë që do t’i jepje një shpresë më shumë shoqërisë civile për të shpëtuar nga inkubi i kriminaliteti.

Sipas reportazhit të RAI3 në Shqipëri është rikthyer prodhimi i kanabis. Nga një vit më parë prodhimi ka pësuar një tregues në rritje me mbi 1200%.

E dëshmojnë fotografitë nga ajri e të përfshira në një raport sekret të Policisë i siguruar nga RAI3. Janë gjetur mbi 100 mijë bimë kanabis të kultivuara në platancione të vogla e të fshehura mes malesh. Janë bimë të ulëta të importuara nga Vietnami e të modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të përbërësve aktivë.

Ndryshe nga një vit më parë ku në Shqipëri u gjetën më pak se 1000 bimë kanabis të mbjella e sic deklaroj disa muaj më parë Drjetori i policisë Kriminale shqiptare z. Tonin Vocaj në vitin 2017 e sidomos në 2018 plantacionet e mbjella me marijuanë në Shqipëri u reduktuan drastikisht, të dhënat e raportit të siguruar nga RAI 3 , i cili është ende sekret dëshmon një realitet krejt ndryshe,

Për Rai3 Prokurori Antimafia i Lecces Giacomo Cataldi shprehet se përmes trafiqeve të sasive të mëdha të marijuanës ku Shqipëria është një nga prodhueset më të mëdha, mafia shqiptare ka mundur të siguroj një rezervë e një disponueshmëri të konsiderueshme parash që i ka lejuar të hyjë me tituj të plotë në trafikun e kokainës e në afere të tjera kriminale.

Klikoni ketu per te pare reportazhin /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME