Categories Lajme

Ralf Gjoni zbulon surprizën e pakëndshme iu bë Rudina Hajdarit në tryezë

Deputeti Ralf Gjoni ka komentuar vendimin e opozitës, për t’u ulur në një tryezë të përbashkët me qeverinë. Gjatë intervistës së dhënë për “Fax News”, ai shfaqi dyshimet e tij në lidhje me kthesën e bërë nga PD dhe LSI. Po kështu ai e konsideroi si një kohë të humbur të gjithë muajt në të cilët opozita doli jashtë Parlamentit. Madje ai tha se është e palogjikshme për të kuptuar strategjinë e këtyre partive gjatë këtyre muajve. “Më vjen mirë që PD dhe LSI kanë reflektuar dhe po njohin legjitimitetin e Kuvendit. Dhe unë si gjithë shqiptarët pyes sot pse kaq shumë muaj të humbur, pse i bojkotuan zgjedhjet, këtë hall kishin që të uleshin në një tryezë me përfaqësuesin e Edi Ramës?!

Nuk ka tru njerëzor që të kuptoj strategjinë pa vizion të këtyre partive politike në këto muaj, nuk i kam kapacitetet që të analizoj strategjitë jashtëtokësore të tyre. Ne kërkojmë të bashkëpunojmë për Reformën Zgjedhore, dhe shpresojmë që PD të refektojë për ndryshimin e sistemit”, u shpreh Gjoni. Referuar marrëveshjes, Gjoni tha që ajo ka ende shumë të panjohura, ndërsa përgëzoi kolegen e tij Rudina Hajdari, e cila vendosi që të mos e hidhte firmën e saj pa një dakordësi me deputetët. Deputeti i opozitës së re theksoi se listat e hapura dhe ndryshimi i sistemit mbeten prioritarë për ta, ndërsa shtoi se kjo nuk pranohet nga forcat e politikës së vjetër.

“Pasi të njihem me marrëveshjen, fillimisht duhet ta kuptoj se cilët janë pjesëmarrësit e saj. Veçanërisht pas tryezës së djeshme, kryefjala jonë mbetet ndryshimi i sistemit zgjedhor, që është një nga kërkesat e shqiptarëve. Nëse shkoni ju si media atëherë do të kuptoni se shumica e shqiptarëve kërkojnë ndryshimin e sistemit. Zonjës Hajdari iu paraqit një tekst i panjohur më parë, konfirmon dorën tonë të shtrirë për të gjitha palët, e cila do ti shërbejë popullit dhe do të bëhet me ndihmën e ndërkombëtarëve”, deklaroi Gjoni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME