Categories Lajme

Telashet s’kanë fund për Meghan Markle/ I ati do dëshmojë kundër saj në gjyq

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë qenë së fundmi në qendër të mediave. Siç edhe ju mund ta keni dëgjuar, çifti hoqi dorë nga rolet mbretërore për të qenë të pavarur financiarisht. Por tanimë, kjo nuk është e vetmja gjë që e shqetëson Meghan-in.

Së fundmi, mediat e huaja shkruajnë se babai i saj, do të dëshmojë kundër në gjyq. Kujtojmë se Meghan vitin e kaluar ngriti një padi kundër “Mail” për publikimin në mënyrë të paligjshme të një prej letrave të saj private me të atin. Në dokumentet ligjore të siguruara nga “The Telegraph” është konfirmuar se babai i Meghanit, Thomas Markle, do jetë pjesë e mbrojtjes së medias angleze, ndaj të cilës Dukesha e Sussex ka ngritur padi për shkelje të privatësisë, të drejtave të autorit dhe mbrojtjes së të dhënave. Duket se veprimet ligjore që Meghan mori kundër “Mail”, do të sjellin një përplasje akoma më të madhe mes saj dhe babit, pasi ky i fundit do jetë një dëshmitar i “Mail”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME