Categories Lajme

Rama: 2023 ishte viti më i mirë në të gjitha aspektet. Në qershor do të rrisim pagat për disa kategori

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama e konsideron një vit të suksesshëm në të gjitha aspektet këtë vit që po lëmë pas.

“Viti më i mirë në aspektin ekonomik. Duhet pasur parasysh paranteza me vitet e shkuara dhe jo në raport se sa duhet bërë edhe më shumë në raport me zhvillimin kombëtar dhe ekonominë familjare. Viti më i mirë në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Faktikisht, ky vit do të mbyllet me një arritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria shqiptare qoftë nga institucionet ndërkombëtare.

Turizmi është një nga kanalet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. Po ashtu ky vit ka pasur rënie të mëtejshme të papunësisë reale dhe sot jemi me një pamundësi që është më e ulëta e të gjitha viteve, pra 10.5% dhe synimi është vitin e ardhshëm të zbresim nën këtë shifër.  

Investimet e huaja direkte kanë arritur në mbi 1 miliardë ose 60 euro mbi vitin e shkuar.

Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 euro. Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjes dhe kompensimeve, qoftë për rritjen e kontributeve qoftë edhe për pensionet që kanë arritur një rritje me vlerë 9 për qind.

Në qershorin e vitit të ardhshëm do të kenë rritjen e parashikuar në buxhetin e vitit 2024. Punonjësit e policisë, arsimtarët dhe mjekët do të kenë rritje”, deklaroi Rama gjatë konferencës me gazetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME