Categories Lajme

Rama: 5000 euro për emigrantët që do të ndërtojnë shtëpitë e gjyshërve

Nga Belshi kreu i qeverisë Edi Rama shpjegoi kushtin për emigrantët që duan të kthehen në Shqipëri për të rindërtuar shtëpitë e vjetra duke i kthyer ato në motor të turizmit. Rama u shpreh se do të bëhet një amnisti specifike duke deklaruar se kusht është fakti që ato të mos jenë para të krimit.

Kryeministri shpjegoi se ata që duan të bëhen pjesë e kësaj skeme mund të vazhdojnë të jetojnë jashtë nëse kjo është zgjedhja e tyre, por e rëndësishme është që paratë e tyre të investohen në vendin tonë.

Ja çfarë tha Rama: Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do i japim 5000 euro grant çdo emigranti që do vijën në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe çdo emigrant që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri.

Për mundësinë e sjelljes së parave këtu në Shqipëri pa kërkuar llogari për asgjë tjetër përveçse të mos jenë para të krimit. Një amnisti specifike e fokusuar te emigrantët që duan të kthehen këtu qoftë fizikisht, qoftë me investimet e tyre. Nëse duan ta ndërtojnë shtëpinë dhe të rrinë atje kjo është zgjedhje e tyre. Rëndësi ka që të vijnë për të hapur derën e shtëpisë mbyllur. Kjo do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka sjellë në shumë zona të Italisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME