Categories Lajme

Rama-Bashës: Jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha, reformën territoriale apo atë zgjedhore

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të seancës maratonë të diskutimit të programit qeverisës të 4 viteve të ardhshme iu përgjigj disa nga shqetësimeve të ngritura nga opozita, ndërsa e ftoi atë të bashkëpunonte. Rama tha se ishte i gatshëm të diskutonte me opozitën si për reformën zgjedhore edhe atë territoriale.

“Dëgjova nga kreu i PD-së se të gjitha ato synime që janë të parealizueshme pa bashkëpunimin me shumicën do ti ndjekim me popullin. Nuk kam asnjë problem të zbresin me popullin e të flasin për reformën zgjedhore apo atë territoriale, por në fund të ditës nëse duan të realizojnë këto synime duhet të flasin me ne dhe nuk duhet të bëjnë gabimin që kanë bërë historikisht që i kanë lënë gjithmonë gjërat në fund. Ne ju thonim vijimësisht hajde uluni për reformën zgjedhore, ata nuk vinin. Ne nuk mund të mohonim se ata ishin opozita e votuar ndaj dhe ju dhamë një karrige ekstra dhe atë nuk e përdorën”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se ne nuk kemi asnjë tabu. “Jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha, të diskutojmë reformën territoriale. Ne mendojmë se duhet të ketë më pak bashki”, u shpreh ai. Ajo, theksoi Rama, që duhet të bëjmë është të ulemi dhe të ballafaqojmë argumentet. Të njëjtën gjë kryeministri ofroi edhe për reformën zgjedhore. Kjo, tha ai, kërkon process dialogu.

Kryeministri Rama foli edhe për disa nga shqetësimet e ngritura nga opozita. “Sot në çadra janë afro 400 familje që kanë zgjedhur të qëndrojnë për shkak të afërsisë me aktivitetin e tyre bujqësor. Këto 400 familje në çadra marrin bonusin e qirasë“, informoi Rama.

Nga ana tjetër Kryeministri u shpreh se janë afro 1.2 miliardë dollarë nga buxheti i shtetit që kanë kaluar te familjet si rezultat i ndryshimit të taksimit.

Sa i takon shqetësimit të ngritur nga opozita lidhur me punësimin, Rama tha se në ditën që kemi marrë detyrën kemi gjetur në bordoro 439 mijë të punësuar dhe sot, tha ai, janë ka 653 mijë njerëz.

“Në administratën shtetërore ishin në 2013-ën 120 mijë të punësuar, ndërsa sot janë 86 mijë“, deklaroi Rama. Po ashtu, ai informoi se përpara se të merrnin detyrën 8 vite më parë, rimbursoheshin 38 milion dollarë ilaçe, ndërsa sot rimbursohen 220 milionë dollarë çdo vit.

Kryeministri tha se janë sot 280 mijë nxënës që marrin librar falas. “Kur ne e nisëm qeverisjen nuk ishte asnjë. Sot nxënësit marrin prodhime të Oxford apo Cambridge dhe jo të Balliut”, deklaroi Rama. Kryeministri, po ashtu vuri në dukje se janë shtuar në skemën e trajtimit shëndetësor 600 mijë qytetarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME