Categories Lajme

Rama batuta me të rinjtë: Mirë bionde, por e dashka edhe kryetare

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Korçë, ku zhvilloi takimin elektoral të radhës. Kreu i qeverisë tha se në katër vitet e ardhshme, do bëhet në Korçë më shumë se në të gjitha vitet e qeverisjes të marra së bashku. “Na jepni 7 mandate dhe ju jap fjalën që në katër vitet e ardhshme se pavarësisht se kemi krijuar shumë xhelozi lart e poshtë. Thonë pse të tëra Korça do i marrë.

Por në katër vitet e ardhshme do bëjmë më shumë se në të gjitha vitet e marra së bashku. Tani do më thoni ju që ky u duk pak si premtimet elektorale. Unë ju siguroj”, deklaroi Rama. Në podiumin ku fliste, Rama i kërkoi një djali që të afrohej pranë tij sepse po shikonte një vajzë, të cilën e ftoi dhe më pas rezultoi se ishte kryetare e FRESH. Nuk munguan edhe batutat për çështjen e patronazhistëve.

Rama: Ulu mo ulu, mos u shqetëso. Ishte në këmbë dhe nuk po më shikonte mua, por atë vajzën aty. Hajde këtu. Ja shikoje nga afër. Shikoje pak më afër. Të pëlqen?

Vajza: Jo.

Rama: Je patronazhist?

Djali: Jo.

Rama: Po ti je patronazhiste?

Vajza: Jo. Unë jam kryetare e FRESSH!

Rama: As ti. Ti qenke kryetare e FRESH-it. Paske ambicie të madhe ti, mirë që e dashke të bukur, e dashke bjonde, e dashke dhe kryetare ti. Aq shumë e kishte hapur gojën sa i ishte futur maska. Dukej sikur po hante lulen e PS.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME