Categories Lajme

Rama bën sherr me gazetaren, refuzon t’ju përgjigjet pyetjeve dhe i mbyll mikrofonin

Kryeministri Edi Rama, është përplasur me gazetaren Ambrozia Meta, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të saj. Kur Rama përmendi televizionin ku punon gazetarja, Syri Tv, ajo u përgjigj duke kërkuar të mos përmendet televizioni, por Rama këtë e konsideroi mungesë etike dhe nuk i’u përgjigj pyetjeve, lidhur me largimin e Fatmir Xhafajt nga lista fituese e Tiranës dhe kandidimin e personave kontroversë në Durrës, që dalin edhe në përgjimet e dosjes 339.

Pjesë nga debati: Ambrozia: Fatmir Xhafaj në fund të listës, Ditmir Bushati, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli. Doni vetëm njerëz që t’ju binden? Sa ndikim ka patur Erion Veliaj në këto lista?

Edi Rama: Fakti që është shqetësuar syri.net për ministrin tregon shumë. I pyeturi përgjigjet, nuk e negociojmë dot. Ambrozia Meta: Qarku i Durrësit janë tri emra që përfliten. Rrahman Rraja, Jyrgis Çyrbja, persona që përmenden në dosjen 339.

Edi Rama: Është praktikë ndërkombëtare që nga Shtëpia e Bardhë e kudo. Ndalimi i hyrjes në konferencë i gazetarëve që nuk respektojnë rregullat, që shkelin etikën e aktivitetit. Nuk hyn tek praktika ime që ta bëj këtë për ty, por të lutem mos shkel rregullat. Ambrozia Meta: Fatmir Xhafaj nuk ka lidhje me Syri televizion… Edi Rama: Pyetje tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME