Categories Lajme

Rama deklaroi kufizime për fundjavën, qytetarët dalin si në ditë normale

Edhe pse këtë javë qeveria vendosi kufizimin e lëvizjeve, ku parashikohej që të dilnin pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç, kryeqyteti ngjasoi me një ditë normale dhe lëvizje të të gjitha moshave. Ndërkohë, sipas masave të marra për fundjavën, bizneset e lejuara janë ushqimoret dhe farmacitë, por baret dhe restorantet vijuan punën si çdo ditë.

Mesa duket qytetarët nuk janë informuar sa duhet në lidhje me masat e marra edhe këtë fundjavë, kryeministri Edi Rama njoftoi për kufizimet rreth orës 21:00 së mbrëmjes së shkuar, gjë e cila ka bërë që jo të gjithë qytetarët të informohen për masat.

Në urdhrin e ministrisë, thuhet që në fundjavë të qëndronin hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë, por sheshet e kryeqytetit ishin plot me qytetarë, ndërsa bizneset, përfshi dhe lokalet qëndruan të hapur duke mirëpritur klientët si në një ditë të zakonshme.

Kjo ka detyruar policinë që të dalë në rrugë për evidentimin e bizneseve të hapura. Blutë kanë ndjekur praktikën e udhëzimit për mbylljen e lokaleve, duke i kërkuar që të ulin qepenat. Krahas kontrolleve në biznese, policia intensifikoi dhe kontrollet në rrugët duke kontrolluar automjetet që hyjnë dhe dalin nga Tirana.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME