Categories Lajme

Rama: Do bëjmë çmos që çmimi i energjisë elektrike për familjarët e biznesin e vogël të mos rritet

Kryeministri, Edi Rama thotë se qeveria do të bëjë çdo përpjekje në mënyrë që çmimi i energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël të mos rritet.

“Me rëndësi të kihet parasysh se paralelisht do bëjmë cmos që të vijojmë të mbajmë të paprekur çmimin e energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël.

E kam thënë dhe përsëris, koha do e tregojë nëse kjo kurajo do shpërblehet me sukses, për shkak të mbajtjes nën kontroll me subvencion të diferencës, inflacioni është pak më pak i rëndë dhe i dhëmbshëm se në vendet e tjera të rajonit.

Si e keni parë kudo vendet janë futur në trajektoren e rritjes së cmimeve dhe kufizimeve Ne duam as ta rrisimi cmimin as te kemi kufizime”, deklaroi kryeministri.

Rama tha se “dimri është sfidë e madhe, por hap pas hapi do shohim si do veprojmë duke qëndruar deri në fund parimit që mos prekim cmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin”.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë përdorimin e energjisë.

“Do shohim dhe dinanimëk e konsumit, të kursimit më saktë dhe për këtë dua tu bëj thirrje të gjithëve që të hyjmë bashkë në mendësinë e kësaj situate për të kursyer.

Jo thjesht që paguajmë më pak nga buxheti i familjes apo institucioneve, por kemi më shumë energji. Se pikëpyetja më e madhe nuk është sa do shkojë cmimi por a do ketë energji”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME