Categories Lajme

Rama e ka me korçarin në Vlorë: Duke ndenjur me vlonjatët të duket vetja vlonjat, por nuk je

Pasditen e sotme kryeministri Rama inspektoi punimet e rrjetit ujësjellës-kanalizime në qytetin e Vlorës. Gjatë vizitës së tij në rrugën ku po kryheshin punimet, Rama u prit nga një numër i madh banorësh, ku njeri prej tyre me origjinë nga Korça, por me banim në Vlorë, iu ankua kryeministrit në lidhje me procesin e legalizimit të pronës së tij. Kjo shërbeu që Rama të shkëmbente një sërë batutash me qytetarin.

Biseda: Banori: S’kam marrë legalizimin, 10 veta e kanë marrë vetëm unë… Rama: E ke tepruar pak me lartësinë, por dhe do ta zgjidhim. 10 e kanë marrë ti se ke marrë e tani thua kemi probleme me legalizimin. Banori: Vetë na thanë hajdeni nga Korça…

Rama: Nga Korça ke ardhur ti? Duke ndenjur me vlonjatët të duket vetja vlonjat por s’je vlonjat. Dëgjo se nuk shkon kjo, rrinë urtë të tërë vlonjatët dhe bërtet korçari. Mos i shiko kështu këta se rrinë kështu si korçarë, se po hapën gojën këta e di si vjen puna pastaj. Banori: Jemi bërë ne korçarët më shumë se vlonjatët. Rama: Shaka bëjmë tani, se për fat të mirë kemi ardhur të fillojmë punën dhe shakaja na lejohet. Na e bë një fotografi me këta djemtë tani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME