Categories Politike

“Rama erdhi si hajdut tek shkolla dhe ne s’na pa”, Basha me banorët e vendosur në kampin e Manzës: Të mos bëhen dallime

Pasi vizitoi më tre dhjetor kampin e Manzës, ku janë vendosur banorët e prekur nga tërmeti, kryetari I PD-së Lulzim Basha është rikthyer sërish në këtë vend sot.

Teksa ka dëgjuar shqetësimet dhe ankesat e banorëve, Basha bëri thirrje që qeveria të ndërhyjë për t’u gjetur një zgjidhje për këta qytetarë, të cilët më parë jetonin me qira.

Banorët tregojnë të revoltuar se disa i kanë larguar nga çadra, ndërsa për ta nuk kanë asnjë kujdes, ndërsa u duhet të jetojnë mes ujit dhe baltës nëpër çadra.

“Ne nuk na jepet asnjë zgjidhje. Na thanë se do t’ju evakuojmë, por asgjë”, – thotë një banor, duke i shpjeguar kreut të opozitës sesi bëhet seleksionimi i padrejtë.

“Kemi ngelur ne që jemi me qira”, – thotë një tjetër qytetar, i cili prej dy javësh po jeton në kushte johumane, bashkë me familjen.

Një nënë tregon me lot në sy se i ka humbur shpresat pas kalimit të dy javëve dhe lënies në mëshirë të fatit.

“Asnjë dallimi nuk duhet bërë. Tërmeti njësoj i ka goditur edhe pronarët edhe qiraxhinjtë.

Ja ku janë shkollat, të futen aty, nuk mund të vazhdojnë të rrinë në çadra”, -u shpreh Basha, duke kërkuar zgjidhje urgjente. Banorët nuk e fshehin revoltën e tyre, kur treguan sesi Edi Rama nuk i kishte takuar dhe kishte shkuar vetëm tek shkolla e fshatit.

“Erdhi si hajdut dhe u fut atje të shkolla. Asgjë nuk na pa. Nuk erdhi fare në kamp”.– tha njëri prej banorëve.

Kreu i opozitës, teksa u pohoi se banorëve se në ato çadra nuk mund të rrinte as qeni, tentoi të komunikojë me Shtabin e Emergjencës, i vendosur në shkollën e Manzës. Siç shihet edhe nga pamjet në video, dera ishte e mbyllur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME