Categories Politike

Rama: Fëmijën e një çobani nuk e parakalon dot fëmija i një deputeti nëse nuk e meriton

Kryeministri i vendit gjatë takimin elektoral në Prrenjas u shpreh se me reformën e re që është bërë  në universitetet shqiptare nuk hyn më ai që nuk e meriton.

Sipas Ramës, fëmija i një kryeministri nuk mund të kalojë fëmijën e një çobani nëse ai nuk e meriton. Kryeministri shprehet se në mandatin e tretë synon të sjellë universitetet e huaja në Shqipëria.

Rama:” Prindërit sot nuk kanë nevojë të kenë një mbiemër të njohur, nuk kanë nevojë të jenë të pasur, nuk kanë nevojë të kenë lidhje me politikanë për t’i çuar fëmijët në universitet, aty ku çdo fëmijë e meriton.

Sipas rezultateve që ka falë mundimit që ka bërë deri dje hyrja në universitet ishte një pazar i madh, deri dje vendet kryesore në fakultetet më të kërkuara i zinin ata që kishin një  mbiemër të njohur, i zinin ata që kishin prindër të pasur, i zinin ata që kishin lidhje me politikën.

Sot me reformën tonë dhe me sistemin tonë që ka hyrë në fuqi prej disa vitesh, nuk ka më asnjë ankesë, por s’ka më edhe asnjë mundësi që fëmijën e një çobani në mal kur e meriton ta parakalojë fëmija e një deputeti ose ministri që nuk e meriton.

Të gjithë hyjnë në universitet sot sipas meritës dhe ndërkohë për të gjithë ne po transformojmë të gjithë infrastrukturën e konvikteve, universiteteve dhe akoma nuk është mjaft. Ne do të bëjmë çmos për të sjellë universitete të huaja në Shqipëri, për t’i integruar me universitetet tona.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME