Categories Politike

Rama fillon ‘punën’ për zgjedhjet, sot takon krerët e bashkive

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim kryetarët e bashkisë  në ambientet e kryeministrisë. Takimi me kryebashkiakët vjen një ditë pasi zhvilloi takim me deputetët e qarqeve. Kujtojmë se gjatë takimit që ka pasur me disa deputetë të qarqeve, kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe disa udhëzime që kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme, ku ndër të tjera është shprehur se personalisht nuk është për lista të hapura.

Nga ana tjetër, burime për Fax News bëjnë me dije se Rama ka vënë në dijeni të vetët, se nuk do të ketë zgjedhjet të parakohshme lokale. Ai ka biseduar me ta në Sallën e Hartave në kryeministri për disa orë ku ka prekur edhe temën e koalicioneve parazgjedhore për të cilën tha se në zgjedhjet e ardhshme, mund të mos regjistrohen fare koalicione.

“Të vijohet me punën në terren, të jeni pranë njerëzve në këtë kohë pandemie. Deputetët tanë nuk mund të jenë me pushime në fundjavë. Duhet të jeni në terren. Të mos shkëputemi me njerëzit. Të mos kemi pushime.

Duke qenë se shifrat e pandemisë nuk duken mirë, nuk duhet të fshihemi pas tyre për të mos shkuar në terren. Unë nuk besoj te listat e hapura. Por këtë është mendimi im personal. Këtë do t’a diskutojmë në Parlamnet. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe sistemim nuk i bëjmë dot vetëm.  Duhen votat e opozitarëve”, ka thënë Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME