Categories Politike

Rama: Grupi KÇK duhet të shpallet në kërkim

Me tone të ashpra është shprehur Kryeministri Edi Rama ndaj prokurorëve dhe gjykatësve të cilët e dinë se do të preken nga Vettingu, duke i quajtur grupi i KÇK (Kap çfarë të Kapësh).

Gjatë fjalimit në Parlament, Kryeministri kërkoi që të Kuvendi të miratojë një ligj për të shpallur në kërkim prokurorët dhe gjykatësit të cilët abuzojnë me detyrën pa kaluar ende Vettingun.

Të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar Vettingun, që e dinë që nuk kalojnë Vettingun, dhe që kanë nxjerrë dhe një togfjalësh, nuk e di a e keni dëgjuar, KÇK. Kap ç’a të kapësh. Këtë grupin KÇK, ky Parlament duhet ta shpalli grup në kërkim. Edhe e them jo në mënyrë metaforike, e them në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duhet ta shpalli në kërkim me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu.

Të gjithë së bashku. Është e kotë t’i bëjmë njëri-tjetrit predikime dhe është e kotë që nga tryezat e opozitës të ngrihemi këtu edhe të fajësojmë qeverinë, apo nga tryezat e qeverisë të ngrihemi këtu dhe të justifikojmë, është e kotë. Procesi i Vettingut për të përfunduar, dihet, do kërkojë ende disa vjet, dhe ne nuk mund të lejojmë edhe disa vjet të tjera që prokurorë si ai i Durrësit, gjykatës si ajo në Durrës apo plot të tjerë si ata të bëjnë kërdinë mbi njerëzit. Çdo ditë marr mesazhe nga njerëz që po capërlohen nëpër Prokuroria dhe nëpër Gjykata.

Si bashkarisht ne, jo si qeveri dhe si opozitë, jo si palë që njëra palë fajëson e tjetra justifikohet, por si përfaqësues të këtyre viktimave këtu në Parlament, t’i japim KÇK-së nga ky Parlament me ligj mesazhin që KÇK-ja është në kërkim. Kush na pengon? Holanda apo Franca? Askush nuk na pengon dhe ne do ta bëjmë këtë , deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Prej disa ditësh, Kryeministri Edi Rama ka akuzuar prokurorin e Durrësit që firmosi urdhër-arrestin për kreun e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pulajn. Ai e cilëson atë si punonjës që paguhet nga organizatat kriminale. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME