Kryeministri Rama sot ka pasur një agjendë të ngjeshur me takime. Duke nisur me çështjen e riformatimit të PS-së në Shkodër dhe deri në darkë tek mbledhja e kryesisë. Por duket se pas këtyre Rama ka pritur një mik të vetin, të kontestuar jo pak në Shqipëri, djalin e manjatit hungarezo- amerikan George Soros, Aleks Soros.
Ishte Soros ai që publikoi një foto me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa e ka etiketuar foton si të realizuar në Tiranë mbrëmjen e sotme. Nuk dihet arsyeja e vizitës së djalit të Sorosit në Tiranë, por ai është një mik i ngushtë me kryeministrin shqiptar.
