Categories Lajme

Rama i dhuron lulen e Krishtlindjes mjekëve në Infektiv: Pas COVID-it ndërtojmë godinë të re

Kryeministri Edi Rama i dhuron lulen e Krishtlindjes dhe përulet para mjekëve në Spitalin Infektiv.

“Mesa duket do ta kaloni me shumë sukses dhe do mbetet e shënuar në karrierën tuaj profesionale. Ju do jeni krenarë për veten dhe Shqipëria do të jetë krenare për ju.Pas kësaj lufte do bëhet godina e re e spitalit Infektiv”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme gjatë vizitës në spitalin Infektiv se procesi i vaksinimit do të nisë në një ambient të përshtatur pranë stadiumit “Air Albania”

“Edhe shtetet e mëdha dozat që po marrin janë shumë më pak se ishte parashikuar. Për fillimin është problem. Unë kam folur me disa kryeministra këto ditë dhe shifrat janë shumë më pak se kishin premtuar ata. Ne jemi në komunikim me disa nga shtetet dhe pavarësisht marrëveshjes me kompaninë e Pfizerit jemi shumë afër edhe me AstraZenec-ën dhe Modernën. Dhe pastaj duhet që të merren vesh shteti me shtetet e tjera. Bullgaria do japë për Maqedoninë e Veriut njësoj si për ne 100 doza. Kemi shumë besim që për ekipin e Infektivit që do të jetë i pari që do të vaksinohet do të jetë shumë shpejt.

Do të financojmë një projekt te stadiumi te Air Albania për të vendosur ekipin që do të bëjë vaksinën. Pasi thuhet se vaksina duhet të bëhet në mjedis të hapur. Shumë shpejt do fillojmë me vaksinim. Do vazhdojmë me të gjithë mjekët, mësuesit dhe punonjësit e policisë. Të gjithë thonë se në Mars-Prill dozat do vazhdojnë jenë shumë dhe do ketë dhe teprica”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME