Categories Lajme

Rama i kthen favorin socialistit francez Harlem Desir, por refuzohet nga vendet anëtare të OSBE

Sipas burimeve nga Vjena, ku ndodhet edhe selia qendrore e OSBE-së, Edi Rama shfrytëzoi postin e kryetarit të radhës për të propozuar që mandati i Harlem Desirit si Përfaqsues për Lirinë e Medias të rinovohet edhe tre vjet. Kryetari i Radhës së OSBE është ministri i Jashtëm i shtetit që ka presidencën e radhë së kësaj organizate. Rama është dekretuar e votëbesuar Ministër i Punëve të Jashtëme pavarësisht nga shfaqjet publike të zëvendësministrit Cakaj si “ministër në detyrë”. Ky cilësim nuk ekziston në kushtetutë e legjislacion.

Harlem Desir në dhjetor habiti publikun shqiptar e ndërkombëtar kur deklaroi befas se paketa ligjore antishpifje e propozuar nga qeveria “Rama”  nuk shkel standartet e OSBE e mund të miratohet. Pavarësisht nga ndryshimi i papritur e i pashpjeguar i zotit Desir Komisioni Europian, Parlamenti Europian e Këshilli i Europës mbetën shumë kritikë ndaj paketës ligjore. Rama reagoi duke deklaruar në Kuvend se ata të Brukselit e Strasburgut nuk e kishin lexuar mirë ligjin.

Mbasi Presidenti e ktheu për rishqyrtim në Kuvend, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias. Kjo procedurë ishte e pazakonshme e mbase edhe pa precedent. Opinioni i publikuar së fundmi e hedh tërësisht poshtë paketën e Ramës. Pra favori i Desirit nuk i bëri fajde kryeministrit.

Kështu duket se do të ndodhë tashti edhe me favorin e Ramës. Sipas medias austriake “Der Standard” Shtete antarë të OSBE kanë deklaruar se do të vënë veton kundër Desirit. Arsyet janë të ndryshme por ato përfshijnë edhe standartet e dyfishta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME