Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë sot në Kuvend, ku tha se Kuvendi do të miratojë hapjen e listave më 30 korrik.
Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se hapjen e listave e duan shumica e shqiptarëve. “Kur vjen puna që do hapim listat apo jo këtë e vendosim ne se pastaj do ishte fundi dhe nuk kemi asnjë problem ta diskutojmë dhe ua themi, deri kur të jetë e nevojshme, por nuk besoj për një kohë të gjatë se ky Kuvend do hapë listat në 30 korrik.
Është në nderin tonë jo dobësinë tonë por që këtë daulle filluam ta dëgjom, e që meqë thamë jo, sot të themi po, jo se e thotë Rudina e Murrizi me të tjerët, por themi po se e duan shumica e shqiptarëve, i kemi bërë detyrat tona, nuk e fsheh se rrethanat pas marrëveshjes së 5 qershorit që krijoi ilaritet mes jush dhe nga një anë mungesa e 84 votave por edhe vullneti për tu marrë vesh me ju jo për të kërkuar një polic të zhveshur dhe një diversant të zbuluar për të bërë 84 vota na bënë që ne të thellohemi më shumë në këtë temë“, tha Rama.
