Categories Lajme

Rama: Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, po për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mandati i tretë që ai kërkon nuk ishte për të, por për Shqipërinë.

“Pse e dua mandatin e tretë? Sepse kantieri ynë për Shqipërinë që duam në çdo fushë, është mu si kjo urë sot, me kollonat mbajtëse të ngritura e me shtratin e saj që po hidhet mbi to, falë 7 vitesh përpjekje për të mbyllur hendekun e madh mes të shkuarës e të ardhmes, ku ishte Shqipëria kur ne morëm detyrën në shtator 2013”, tha Rama.

Sipas tij, mandati i tretë është për të arritur aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë.

“Që të arrimë aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë, duhet të vazhdojmë punën, përndryshe ky vend jo vetëm s’do ta mbyllë hendekun që po ngushtojmë çdo ditë me përpjekje të mëdha, po avazi i vjetër i shkatërrimit do të rinisë nga e para, njësoj siç ka ndodhur sa herë ata janë rikthyer në detyrë”, deklaroi kryeministri.

Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, tha Rama, po për Shqipërinë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME