Categories Lajme

Rama: jo vetëm 8 pikat por edhe punësim në administrat për studentët e mirë

“Ne po punojmë intensivisht me një grup pune jo vetëm për 8 pikat, por edhe për gjëra të tjera. Një nga këto përqindja e vendeve të lira në administratën shtetërore për më të mirët”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në një takim të organizuar me studentë dhe pedagogë në Universitetin Bujqësor në Tiranë.

“Kjo do të thotë që një student që mbaron shumë mirë nuk futet dot në shërbimin civil të Republikës së Shqipërisë. Ne kemi sot drejtori të bujqësisë, që janë në nivele realisht të ulëta dhe shumë të partizuara nga e shkuara”, nënvizoi Rama.

Por , vijoi ai, ndërkohë që ligji i shërbimit civil ka hyrë në fuqi në 2015 dhe që ti të lëvizësh një person që ka statusin e nëpunësit civil është shumë e vështirë.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ne do të hapim vende të lira për punësim direkt. Pasi ligji thotë se ti mund të jesh i shkëlqyer, të konkurrosh, por nuk mund të futesh në administratë, se nuk ke eksperiencë dhe shumë të rinj thonë se ku do e krijoj unë eksperiencën kur nuk e kam. Por ligji është standard europian jo shpikje shqiptare”.
Kryeministri tha se do të krijojmë një përqindje vende të lira për ekselentët.

“Dalin 10 studentë shumë të mirë ata do të kenë mundësinë të zgjedhin nëse duan të punojnë në shtet, për shembull në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Rural në Ministrinë e Bujqësisë, inspektoriatet përkatëse në Drejtoritë e Bujqësisë etj, jo ti marrë ministri apo drejtori”, nënvizoi Rama duke shtuar se janë 10 vende të hapura që nuk kanë nevojë për status dhe i pari zgjedh.

“Kush është më i miri me mesatare nga 10 vendet ai zgjedh i pari vendin që do, zgjedh ai, ia lë radhën të dytit dhe këtyre u lidhet një kontratë pune, pas 2 ose 3 vjetësh konkurrojnë dhe marrin statusin”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “këtë duam të bëjmë për të gjithë studentët e mirë jo vetëm për ekselentët. Do të mundohemi ta zgjerojmë pak në mënyrë që të jenë në mënyrë të përvitshme që të jenë 400- 500 studentë që të kenë mundësi të punësojmë në shtet për t’i dhënë administratës një hov cilësor, por për të thyer murin e tmerrshëm të ngritur në vite nga partitë në shumë vite kundër meritës”./k.s/ /a.g/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR QYTETARËT E VLORËS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR QYTETARËT E VLORËS Në zbatim të projektit të ujësjellësit të ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 13 Prill 2026

Dashi Dite shume e paqëndrueshme dhe here pas here e mbushur me mosmarrëveshje kjo e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ivanka Trump rikthehet në Shqipëri, sot takim me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump ka mbërritur serish mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlores. Sipas informacioneve, ajo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konispoli dhe fshatrat përreth hapën dyert për vëllezërit çamë

Një konflikt i zakonshëm apo banal u shfrytëzua nga xhandërmaria e Qeveria greke dhe u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia shpëton nga mbytja 82-vjeçarin në liqenin e Paskuqanit

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Tiranë. Një i moshuar ka tentuar të vetëhidhet…

LEXO ME SHUME