Në fjalën e tij të parë në sesionin e ri parlamentar, kryeministri Rama tha se ka ardhur koha që të hartohet një ligj për Presidentin e Republikës. Rama nuk ka dhënë detaje në lidhje me çfarë ligji ka ndërmend të përpilojë qeverisa, por sipas tij një draft është i domosdoshëm dhe ka qenë i munguar prej kohësh.
“Është koha të shtyjmë përpara edhe draftin e ligjit për Presidentin e Republikës. Është shfaqur dhe zhdukur shumë herë në skenën e debatit politik.
Mendoj që ka ardhur koha të ketë një ligj për Presidentin e Republikës, ka edhe këtu eksperienca plot, që nuk ka nevojë, t’i shpifim, ti marrim, t’i sfidojmë dhe harmonizojmë. Ky ligj është sa i nevojshëm aq edhe i munguar në të gjithë këto vite”, tha Rama.
