Categories Lajme

Rama: Kam pasur disa dështime në martesë, por gjeta të duhurën. Besoj se do ta martojmë edhe Shqipërinë me BE-në

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Komisionin Europian në sesionin e hapjes së forumit “Global Gateway” foli për sfidat aktuale të BE si edhe prioritetet e zhvillimit. Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e pandarë e programeve europiane.

Gjithashtu ai theksoi se reformat janë të domosdoshme dhe se po ashtu demokratizimi i mëtejshëm është i nevojshëm.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka kursyer edhe batutat, duke bërë që të pranishmit në sallë herë të shpërthejnë në të qeshura e herë ta duartrokasin. Rama ka thënë se Shqipëria, ashtu si ai, ka pasur disa martesa të dështuara por më në fund ka arritur të gjejë të duhurën, ndaj edhe ai beson se Shqipëria do të gjejë rrugën e duhur drejt martesës me Bashkimin Europian.

Ashtu siç president Macky Sall përmendi para meje dhe Europa, forca e saj qëndron në fuqinë për të transformuar politikisht dhe ekonomikisht veten, fqinjët e saj dhe do të shtoja dhe miqtë e saj. Europa, dhe meqë ra fjala Bashkimi Europian, ne jo ende, është një krijesë mjaft e vështirë për tu marrë, duhet të kesh nerva mjaft të forta, duhet të jesh mjaft i përgatitur për të mos ta lënë të të zërë depresioni para se të të zërë BE-ja.

Ndërkohë, është dashuri e ashpër. Është një rrugë që duhet ta përshkosh e ku merr mësime dhe ku për shkak të zhgënjimit, ndonjëherë mendon se ka rrugë të lehta në drejtime të tjera, por më duhet të them që në asnjë drejtim tjetër nuk do të gjesh një mik e një aleat që është i fortë e që kurrë, asnjëherë nuk do të të sulmojë. E që kurrë, asnjëherë nuk do sulmojë askënd e që gjithmonë do të përpiqet të ndihmojë gjithkënd e ky është Bashkimi Europian.

Nga ana tjetër, dua të them se kjo hapje që po shohim falë kësaj marrëdhënieje gjithmonë e më të ngushtë me Bashkimin Europian, është thelbësore jo vetëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, por dhe për vetë Bashkimin Europian.

Jam i sigurt që e njëjta gjë vlen për miqtë tanë afrikanë, e njëjta gjë vlen dhe për të tjerë, që në këtë marrëdhënie është e sigurt që do të gjejnë shumë, shumë arsye për të pyetur veten a ja vlen, por nga ana tjetër nuk ka asgjë që ia vlen më shumë sesa t’i afrohesh gjithmonë e më pranë Bashkimit Europian dhe për ne shqiptarët, që kemi përjetuar një histori, e cila na ka detyruar të bëjmë një sërë martesash të padëshiruara, na besoni, kjo mund të jetë martesa më e vështirë për tu bërë, por e vetmja martesë që ia vlen të kërkohet. Po ju them dhe nga përvoja ime personale. Unë kam pasur disa dështime në martesë, por pasi gjeta atë të duhurën dhe duke qenë i lumtur me të, unë besoj gjithmonë që kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë e të tjerët kur më së fundi të martohen me Bashkimin Europian. Faleminderit shumë!

Dua që t’ju lë duke ju thënë një fakt të vogël sepse dua që ta dini që e gjithë buzëqeshja ime, e gjithë dashuria ime, gjithçkaja ime për Europën dhe Bashkimin Europian është pa kushte, por nuk është e pa mend. Vetëm mendoni, që ne rrethohemi nga kufijtë e BE dhe fqinjët tanë që janë BE marrin 4517 euro për frymë nga vetë Bashkimi Europian. Ajo çfarë marrim ne në E-në, pa B-në është vetëm 138 euro për frymë.

Është një hendek shumë i madh që ne e mbushim me dashuri, që e mbushim me shpresë, që e mbushim me ambicie, që e mbushim me ide shumë të qartë që nuk ka asgjë më të mirë që mund të lëmë pas për fëmijët tanë, por shpresoj fort që ajo çfarë Presidentja e Komisionit dhe ky Komision po punojnë fort për të bërë, do t’ia dalin me sukses sepse në fund të fundit, fëmijët tanë nuk duhet të trashëgojnë vetëm testamentin e dashurisë, por edhe provën që kjo martesë është e vetmja që ia vlen të kesh! Faleminderit!”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME