Categories Lajme

Rama: Kemi gati fondin për vaksinën anti-Covid

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka gati fondin për vaksinën anti-Covid. Lajmin Rama e ka dhënë ndërsa ndodhet bashke me ministren e Shëndetësisë tek Infektivi me mjekë e infermierë të pranishëm. Sa i përket vaksinës, kreu i qeverisë tha se do të ketë financim për vaksinën anti-Covid kur të dalë, por fillimisht do të financohet vaksinimi falas për vaksinën e gripit sezonal.

Rama deklaroi: ”Kemi dhe hapjen e shkollave. Fëmijët janë transmetuesë, nuk janë të imunizuar. Kemi çunin që do të shkojë në klasën e parë, mos tako, mos përqafo, vendoset në një situatë që është komplet e panjohur. Tani duhet t’i themi komplet të kundërtat në shkollë. Ajo që vlen të thuhet është që nuk e kemi zgjedhur, na ka zgjedhur. E di shumë mirë se jemi në kontakt të vazhdueshëm me ministren, se çfarë është bërë kur vjen gripi i stinës. Kemi marrë masat për të rritur kapacitetet vaksinuese, që të lehtësojmë gripin e stinës. Edhe nuk që jam komplet jashtë kësaj fushe, një trup vulnerabël e merr më fort goditjen, me vulnerabilitetin që krijon gripi i stinës. Kemi vendosur një financim të konsiderueshëm. Kemi bërë rezervim për vaksinën kur do të dalë. Pa llogaritur kompetentët e FB, që flasin për çhipa, që do ju përgjojnë ku do shkojnë, çfarë do bëjnë, që janë fantazi e çmendur.” /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME