Categories Sport

Flamurtari rrezikon të humbasë dhe dy lojtarët me përvojë, gjithçka vendoset brenda javës

Shpëtim Moçka dhe Andi Ribaj do ta qartësojnë këtë javë të ardhmen, por ajo duket larg Flamurtarit. Portieri dhe sulmuesi janë në pritje të një takimi të fundit me drejtuesit e klubit. Të dy këta lojtarë kanë qenë ndër dëshirat e administratorit Sinan Idrizi për t’i mbajtur te Flamurtari edhe në Kategorinë e Parë.

Drejtuesit u kanë premtuar Moçkës dhe Ribajt se do të kenë garanci financiare dhe se do marrin edhe pagat e prapambetura, çka i ka “ngrohur” ata në njëfarë mënyre, ndaj dhe kanë pritur deri tani, por duket se ka ardhur momenti për të marrë një vendim. Situata te Flamurtari nuk po ndryshon. Edhe kjo javë nisi pa lëvizje konkrete, me ekipin që vazhdon pushimet.

MOÇKA – “Panorama Sport” mëson se për të qëndruar në Vlorë, portieri Moçka ka “djegur” dy oferta jo pak të rëndësishme. Gjasat janë që nëse nuk qëndron te Flamurtari, Moçka mund ta vazhdojë karrierën te Kukësi, pasi nga verilindorët ka marrë një ofertë konkrete. Pengesa e vetme është bërë dëshira për të qëndruar në Vlorë, por këtë javë portieri do të vendosë përfundimisht.

RIBAJ – E njëjta situatë është edhe për Andi Ribajn. Kapiteni është në pritje të takimit të fundit me administratorin Sinan Idrizi. Ribaj ka një ofertë nga Qipro, por për sulmuesin mësohet se janë interesuar edhe ekipe të Superiores, përfshirë edhe Apoloninë që kërkon ta rikthejë. Pritet tani një takim i fundit me Idrizin, i cili ka thënë se sapo të vendoste Këshilli Bashkiak për të ardhmen, do të uleshin për të diskutuar përfundimisht. Moçka dhe Ribaj duken larg Vlorës, sepse Flamurtari deri tani është në “ajër”. Klubi njoftoi disa ditë më parë se më 24 gusht do të niste përgatitjet, pra dje, por kjo nuk ndodhi. Po ashtu, nuk është bërë asgjë për plotësimin e ekipit. Dihet që baza e Flamurtarit sezonin e ri do të jenë futbollistët e akademisë, por më parë duhet të zgjidhet çështja e trajnerit. Pas rënies së pistës së Memushit, drejtuesit po mendojnë për t’ia besuar skuadrën Dritan Resulit që e njeh mjaft mirë ambientin. Te Flamurtari po përsëritet e njëjta situatë si sezonin e shkuar, kur vlonjatët u grumbulluan vetëm dy javë para startit të kampionatit. ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME