Categories Sport

EKSKLUZIVE/ Ernest Muçi në klubin e Ibrahimovic, zbulohen detajet e transferimit

Pandemia pengoi Dejvi Bregun, por jo Ernest Muçin. Hammarby, ku Zlatan Ibrahimovic është aksioner, i hedh sytë sërish nga Superiorja dhe në gjirin e vet pritet të ketë për sezonin e ardhshëm sulmuesin e Tiranës. I riu kishte disa opsione, nga Kroacia dhe Belgjika, por suedezët kanë qenë më konkretë.

“ABC News” zbulon se praktikisht marrëveshja mes klubeve është arritur dhe Tirana do të përfitojë rreth 300 mijë euro, plus ndonjë modalitet tjetër në formën e bonuseve ose nëse 19-vjeçari do të transferohet në klub tjetër nga Hammarby. Burime të televizionit bëjnë me dije se në stadium, gjatë përballjes së Champions League mes Tiranës e Yllit të Kuq, do të jetë një përfaqësues i klubit të Hammarby që do ta vëzhgojë nga afër Muçin.

Ai pritet që të jetë titullar, sikurse kundër Dinamo Tbilisi. Sulmuesi, edhe pse sezonin e shkuar u zgjodh vetëm shtatë herë si titullar nga tre trajnerët që drejtuan Tiranën përgjatë gjithë sezonit, ia doli të shënonte shtatë gola dhe të ishte i rëndësishëm për bardheblutë.

Muçi është edhe pjesë e Shqipërisë U19, madje në disa ndeshje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Shpejt do të kapërcejë te Shqipëria U21 dhe në të ardhmen dëshira është e madhe që të luajë edhe në kombëtaren e madhe. Gjithsesi fillimisht Muçi duhet të nisë të “fluturojë” më Hammarby dhe të tregojë cilësitë e tij. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME