Categories Lajme

Rama, konferencë me Abazoviç: S’kemi nevojë për heronj të rinj në rajonin tonë. S’kam asnjë problem personal me Albinin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Dritan Abazoviç gjatë vizitës në Mal të Zi.

Rama u shpreh se rajoni jonë nuk ka nevojë për heronj të rinj duke iu referuar qëndrimeve të Albin Kurtit për tensionet në Veri.

Ai shtoi se nuk ka shkuar në Prishtinë për t’u martuar me Albin Kurtin dhe nuk ka asnjë personale me të, por vetëm qëndrime të kundërta.

“E informova kryeministrin dhe ekipin e tij për procesin që po përpiqem të bashkojmë për një plan të ri financimi dhe mbështetje ekonomike të rajonit dhe Procesit të Berlinit ku duam ta shfrytëzojmë samitin e Tiranës si një Samit të përbashkët të vendeve tona dhe synimi duhet të jetë të kemi mbështetjen e plotë të kancelarit në këtë proces.

E informova për përgatitjen e një darkë pune informale në Tiranë në 17 korrik për të dialoguar në lidhje me planin. Ne jemi jo vetëm në një linjë politikisht por jemi edhe në një horizont të përbashkët në qasje. Çdo gjë që provokon sherr dhe konflikt në rajonin tonë për ne është problem.

Ne nuk jemi të gatshëm të bëhemi pjesë. Ne duam një paqe që të funksionojë për njerëzit dhe dua që njerëzit të kenë më shumë paqe dhe të ardhura dhe jo më shumë përralla dhe historira heroizmash.

Ne nuk kemi nevojë për heronj të rinj në rajonin tonë por për modele të reja. E perseris, nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin. Nuk kam asnjë problem personal dhe aq më pak institiucional me kryeministrin e Kosovës. Kam vetëm qëndrime të kundërta”, deklaroi Rama

Nga Podgorica, Kryeministri Edi Rama foli për situatën në veri të Kosovës. Rama tha se është koha që rajoni të jetë bashkë dhe të ecim para, dhe jo të kthehen institucionet në kulla. Referuar këtu situatës në veri, ku kryetarët e rinj të zgjedhur u futën në ndërtesat e komunës me ndihmën e policisë, veprim që solli edhe trazirat në veri.

“Situatë absurde si në veri. Është një kohë që duhet të jemi sa më shumë bashkë, duhet të zgjerojmë hapësirat e veprimit. Jemi ekonomia shumë të vogla. Jemi shumë më larg BE se të bashkuar. Ne vërtetë flasim gjuhë të ndryshme, por edhe nga pyetjet e gazetarëve duket sikur jetojnë të gjithë në një sofër. Të gjithë jemi pjesë e së njëjtës mendësi. Për të luftuar me fantazmat e sëkaluarës, për të admiruar Oso Kukën kur na e tregojnë, por jo ta bëjmë nga e para.

Të futemi në kulla e të bllokohemi, e ti kthejmë institucionet në kulla. Po të ishte se do na nxirrte në ndonjë shteg dhe do kishim ndonjë gjë që bota se s’do na e jepte, por të sakrifikojmë kohë dhe jetë njerëzish për histori absurde është e papranueshme. Shikoni malin e zi, dukej si fuçi baruti para pak kohësh, ja ku është sot një vend ku ka qetësi dhe ka një paqe të brendshme se janë sistemuar disa gjëra që dukeshin se ishin të pasistemueshme kurrë. Minimumi i është rritur turizmi”, deklaroi Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME