Categories Lajme

Rriten tensionet në Veri/ Me mbishkrime provokuese, motoçiklistë nga Serbia nisen drejt Kosovës, policia vendoset në kufi

Motoçiklistë nga qytete të ndryshme të Serbisë janë nisur sot në drejtim të Kosovës, të cilët pritet të arrijnë te pika kufitare në Jarinjë. Mediat kosovare shkruajnë se Policia e Kosovës është nisur drejt kufirt.

Nga grupi i motoristëve “Bike Rock Mission” kanë konfirmuar për mediat serbe se rrugën për në Kosovë po e nis nga Beogradi “në shenjë mbështetjeje për popullin serb”.

Ata konfirmuan se do të udhëtojnë përmes për në Rashkë dhe se presin që gjatë rrugës t’u bashkohen motoristë të tjerë. Siç raportojnë mediat kosovare, motoçiklistët planifikojnë që në Kosovë të hyjnë përmes Jarinjës dhe të shkojnë në Leposaviq e Zveçanit dhe udhëtimin e tyre ta përfundojnë në Mitrovicë. Arsyeja e ardhjes së tyre kinse është i natyrës humanitare dhe një nga qëllimet është restaurimi i kishës së Shën Dimitrit, si dhe ndihma për familjet serbe më të rrezikuara në Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë për mediat serbe se kanë informacione se motoçiklistë nga Serbia janë nisur drejt kufirit në Jarinjë.

“Ne kemi marrë informacione se disa motoçiklistë janë nisur drejt atij kufiri, ndaj nëse ka ndonjë problem, policia duhet të jetë aty”, tha ai.

Elshani nuk ka specifikuar se sa pjesëtarë të policisë janë dërguar në këtë vendkalim.Mësohet se në kolonën e motoristëve nga Serbia, nuk mungojnë flamujt serb dhe mbishkrimet provokuese si “Kosova është djep i Serbisë”.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës ndodhen afër Jarinjës, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME