Categories Politike

”Rama-Meta betejë me plumba manovër, veç zhurmë kanë”, Dash Shehi: Opozita të mos presë nga Presidenti!

Deputeti Dash Shehi në një intervistë të dhënë së fundi në media ka folur dhe për përplasjen Rama-Meta, si dhe ndryshime e fundit në qeveri.

Lidhur me faktin se shumica e ministrave të rinj nuk janë pjesë e strukturave të PS-së, Shehi  thotë se kjo tregon kokëfortësinë e kryeministrit Ramës që iu thotë njerëzve në partinë që drejton se ata janë gogla në dorën e tij.

“Unë nuk besoj që në PS nuk ka një diplomat të barabartë me atë që ishte, apo aq më keq me këtë që do vendosej si ministër. Kjo tregon autoritarizmin e vetë. Që këtu jam unë, ky ishte njeriu im, ishte krahu im, ju doni të prisni krahun tim, unë hyj vetë me dy krahët e mi. Ai që do vinte si ministër, ishte një fasadë se në fund të fundit ishte bërë ai vetë”.

Shehi tha se debati i hapur për Gent Cakajn se ishte pro ndryshimit të kufijve ishte i fryrë, madje një kritikë e pati dhe për presidentin Ilir Meta.

“Presidenti dhe kryeministri kanë bërë beteja me plumba manovra e kam quajtur unë. Janë ato plumba që bëjnë vetëm zhurmë. U bë një zhurmë për atë ministrin e Brendshëm, e gjithë zhurma u bë se ky ishte me spaleta apo jo… Presidenti duhet të qëndrojë në funksionin e vetë institucional, opozita të bëjë opozitën e vetë nuk mund të presi që opozitën t’ja bëjë presidenti. I kësaj bindjeje jam unë, brenda opozitës mundtë ketë zëra të tjerë.”-shtoi Shehi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME