Categories Politike

Rama Metës: Po shpërndan teneqe, do dekorojë edhe floktoret, je kandidat i LSI në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet dhe akuzat ndaj Presidentit Ilir Meta, të cilin e konsideron si kandidatin zyrtar të LSI në Vlorë, ndërsa shton se Kreu i Shtetit po shpërndan teneqe, madje do të dekorojë edhe floktoret. Rama shprehet se Meta bën një fushatë atipike, skutave me subjektet e OFL, i shoqëruar me gjykatës dhe prokurorisë që janë nxjerrë jashtë sistemit.

Akuzat e Ramës ndaj Metës

“Lajmi i mirë është që fasha ulet në +65 në pak ditë. Ditën e hënë ulet në +60. Po bëjmë maksimumin të gjithë së bashku. Vaksinimi ka nevojë për distancimin. Nëse vaksinojmë dhe nuk jemi në numrat kritik të imunizimit, çdo shkelje sjell rritje të infektimeve. Për fat të keq kemi një energji infektuese në dasmat e rrugëve të atyre që e kanë vënë interesin e partisë dhe pushtetit mbi shëndetin e njerëzve.

Ne lutemi që kostoja të mos jetë e papërballueshme pasi këto që po ndodhin çdo ditë me turmat e shekullit të kaluar do sjellin rritje të numrit të infektimeve. Shpresojmë të mos jetë rritje e madhe. Ilir Meta tani është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë. Ai bën një fushatë atipike, skutave me subjektet e OFL, i shoqëruar me gjykatës dhe prokurorisë që janë nxjerrë jashtë sistemit. Ka në plan rimarrjen në duar të drejtësisë. Shpërndan dekorata.

Lajmi i fundit është që do dekorojë edhe floktore në Vlorë. Në rast se parukieret nuk do dekorohen sot, thuaj nga ana ime të mos mërzitet se dekoratat janë teneqe të shpërndara për arsye që është e kotë t’i diskutojmë. Presidenti premton nxjerrjen nga burgu. Do jenë të mjaftueshme për vlonjatët për t’i dhënë dërrmën këtyre forcave”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME