Categories Sport

Rrengu i tifozëve, lojtari ukrainas “hùmbet” fanellën pas golit (Video)

Emocionet e shënimit të një goli janë gjithmonë të shumta dhe tepër të veçanta. Edhe pse ndëshkohet me karton të verdhë si veprim, shumë lojtarë zgjedhin të heqin fanellat e tyre gjatë festës së golit. Instikt dhe një ves i mbetur që i vogël, ashtu siç i ka ndodhur një lojtari të futbollit ukrainas. Dje u luajt sfida e divizionit të tretë mes Karpaty Halych dhe Dunaivtsi, që përfundoi 1-0 për skuadrën vendase.

Golin e fitore e realizoi Andriy Bey në minutën e 64-t. 18-vjeçari shënoi me kokë dhe nuk u përmbajt. Fanella në ajër dhe festë me shokët e skuadrës. Bey nuk i shpëtoi kartonit të verdhë, teksa po haste vështirësi për të gjetur fanellën që kishte përfunduar te tifozët.

Një prej tyre e kishte marrë dhe po refuzonte ta kthente mbrapsht, duke përfituar të tallej pak me sulmuesin. Pas insistimit të Bey, tifozi vendosi t’ia dorëzonte fanellën këtij të fundit, i cili vijoi lojën qetësisht dhe iu gëzua golit e marrjes së tre pikëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME