Categories Lajme

Rama ndan dyshimet: Baza doli në TikTok muaj më parë, pse përdoret tani?

Kryeministri, Edi Rama, ja ka besuar drejtësisë hetimin e skandalit të publikimit të dhënave të pagave të mbi 637 mijë qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat.

Por në daljen për media ai nuk hezitoi të ndajë me gazetarët pikëpyetjet dhe dyshimet e veta për këtë çështje. Shefi i qeverisë evidentoi dhe faktin se ky database ka dalë në një TikTok para shumë muajsh por nuk është përdorur dhe është vendosur të përdoret tani.

Rama: Këtë herë shqetësimi që u është krijuar, jo të gjithëve sepse pamë që rroga ime nuk dilte bashkë me rrogën e Fevziut, kjo është pjesa humoristike e një momenti shumë kritik. Por këtë herë një pjesë e madhe janë persona pagat e të cilëve dihen janë publike, mësues, mjekë.

Por ku vjen puna te marrëdhëniet e brendshme të kompanive private është një problem dhe shqetësim për të cilin unë u kërkoj ndjesë njerëzve që u është krijuar shqetësim, është serioze. Këtë herë hetimi shpresoj të jetë i atillë që në mos gjë tjetër të japë mesazhin e qartë për këdo që ka akses në këto sistem që nuk ja kalon dot lehtë. Pastaj gjendet apo jo autori është çështje hetimi dhe ne do të japim mbështetjen.

Çdo inspektor, janë më shumë se 100, që ka akses në sistemin e pagave për arsye të punës dhe çdo inspektor që ka pasur akses në sistem nga janari deri më sot duhet të merret në hetim pa asnjë përjashtim. Pa asnjë përjashtim duhen marrë në hetim njerëzit që bëjnë kërcënime nga foltoret e Kuvendeve apo anti-Kuvendeve apo ata që nxjerrin konkluzione duhen marrë në hetim çfarë dijenie kanë, nga i kanë marrë.

Falenderoj median që nuk ka nxjerrë të dhëna dhe të gjithë ata që nuk kanë bërë këtë krim në portalet e tyre. Ata që janë shmangur nga mosekspozimi i të dhënave në media dhe kanë përdorur whatsapp mbase e kanë pasur parasysh këtë gjë. Është fakt interesant, nuk u shmangën herën e parë, janë shmangur këtë herë, nuk aludoj fare që janë të njëjtët por ka shumë gjëra të ngjashme.

Ka dhe një element tjetër që kjo bazë ka dalë në një TikTok para shumë muajsh, nuk është përdorur, është përdorur tani. Pse përdoret tani dhe pse zëdhënës të gratave  dhe nongratave paralajmërojnë të tjera. Nga dhe si, është dorë qartësisht në kërkim të konfuzionit dhe destabilizimit në sensin e sigurisë publike. Dua ta përsëris që nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse ne të vazhdojmë revolucionin digjital. Mbase këtë gjë e ka nxitur dhe fakti që ne për disa javë me radhë kemi marrë një tur sensibilizimi për qytetarët që duhet të informohen se së shpejti do mbyllen sportelet dhe ne do ta bëjmë këtë gjë se do ti japim fund ryshfetit me zyrat e shtetit dhe nuk do të na pengojnë këta që hedhin gurin, fshehin dorën dhe nxjerrin futyrën.

Nuk dua të spekuloj dhe të them çfarë mendoj se nuk dua të bëj të njëjtën gjë që bëjnë ata që menjëherë marrin aktin kriminal, marrin dhe kriminelin dhe e asociojnë me qeverinë. Nuk bëjmë asociim me askënd por ky është rast kuptimplotë se deri ku mund të shkojnë njerëz dhe forca të caktuara kundër qytetarëtve për qëllimet e tyre dhe deri ku mund ti shqetësojmë. Nga ana jonë do bëjmë maksimumin të forcojmë gjithë kapacitetet për të krijuar mure pas muresh se jemi shumë të ekspozuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME