Categories Lajme

Rama nderon komandantin e “Guardia di Finanza”: Policia shqiptare është me fat që ka pasur asistencë nga Italia

Kryeministri Edi Rama ka nderuar me “Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”, Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana.

Ceremonia u zhvillua në Kryeministri, ku kryeministri mbajti edhe një fjalë për të falenderuar Italinë në asistencën që i ka dhënë policisë shqiptare.

Rama renditi disa prej ndihmave që Guardia di Finanza ka dhënë në rindërtimin e policisë shqiptare pas trazirave të vitit 1997 dhe në fund ka shkëmbyer edhe një batutë me komandantin e Guardia di Finanza.

“Jemi shumë të nderuar që ta kemi këtu sot gjeneralin Zafarana. Unë dua t’ju falenderoj të gjithë efektivëve italianë që kanë shërbyer këtë vend dhe kanë ndihmuar këtë vend. Ky moment solemn i mirënjohjes është një akt falenderimi për të gjithë të tjerët.

Përfaqësuesit e policisë shqiptare kanë pasur fat që kanë pasur pranë përfaqësuesit italianë. Në një vit shumë të vështirë, që tani duket se I përket historisë, në vitin 1997, në Romë u nënshkrua një protokoll për transformimin e Policisë së Shtetit. 69 efektivë italianë morën përsipër të udhëheqin asistencën e stërvitjeve të forcave shqiptare, të cilat ishin goditur rëndë atë kohë. Në atë kohë mbizotëronin trafiqet e të gjitha llojeve, që nga trafiku i qenieve njerëzore dhe gjithë të tjerat. Ky mision arriti së bashku me forcat shqiptare të përmbushë objektivin e vetë.

Një njësi speciale që u krijua në Sazan dhe një ndihmë të jashtëzakonshme në arritjen e rezultateve. 40 mijë orë patrullime, 300 mjete lundruese, qindar tonelata lëndë narkotike dhe afro 1000 persona të vënë para ligjit. Plot 1500 forca të Guardia di Financës japin kontribut në këtë histori. Kjo strukturë ka një rol të pazëvendësueshëm në arritjet e policisë shqiptare. Në këtë gjest simbolik në nder të gjeneralit Zefarna, përsërisim se jemi shumë krenar për marrëdhëniet strategjike me Italinë, një fqinj që për Shqipërinë ushqen ndjenjat më positive dhe ka bërë më të mirën për të na u gjendur pranë.

Ajo që ka bërë Italia shkon përtej punëve konkrete, sepse ajo ç’ka është esenca që vlen është kultura e punës, e bashkëpunimit dhe e rezultatit konkret, që miqtë tanë italianë kanë kontribuar që të ndërtohet këtu në Shqipëri. Dua ta mbyll me një shprehje të Giovani Falcones që thoshte se gjithmonë kemi në dorë të bëjmë gjithçka dhe kjo është një maksimë që duhet gdhendur në karrigen e çdo magjistrati dhe polici. Kjo është për Guardia di Finanzian, për të vërtetuar që është material original dhe jo kontrabandë”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME