Categories Lajme

Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, merr pjesë në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025, (Abu Dhabi Sustainability Week (ADSW). Kjo është një platformë globale, e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lideri i saj i energjisë së pastër, Masdar, për të adresuar sfidat më emergjente të qëndrueshmërisë në botë, përmes diskutimeve të përbashkëta mes vendeve, që përshpejtojnë zhvillimin e përgjegjshëm dhe nxisin përparimin gjithëpërfshirës ekonomik, social dhe mjedisor.

Mbrëmjen e sotme, Rama do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të ADSW, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe liderëve botërorë, politikëbërësve të lartë dhe specialistëve të industrisë, dhe në mbrëmjen gala të Çmimit Zayed Sustainability, një çmim që nderon trashëgiminë humanitare dhe të qëndrueshme të babait themelues të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, që u akordohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, organizatave jofitimprurëse dhe shkollave të mesme globale me zgjidhje të qëndrueshme ndikuese, inovative dhe frymëzuese.

Ndërsa nesër, Rama do të marrë pjesë në Sesionin plenar me temë “Fuqizimi i Progresit të Qëndrueshëm”, dhe më pas në ceremoninë e nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes vendeve si: “Korniza e partneritetit strategjik trepalësh për energjinë dhe infrastrukturën” e lidhur ndërmjet, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës Italiane dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe marrëveshje të tjera dypalëshe mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara, në fushën e bujqësisë dhe të financave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME