Categories Lajme

Rama në Velipojë: 80% e drejtorëve do largohen

Është mbyllur pas 3 orësh takimi i kryeministrit Edi Rama me Këshillin Koordinues të veriut në Velipojë. Burime për Ora News raportojnë se gjatë mbledhjes Rama deklaroi që do largohen 80% e drejtorëve.

“80% e drejtorëve do largohen. Për të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër do ketë vlerësim performance të institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht do ketë analizë të buxhetit të bashkive, borxheve dhe projekteve aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht,”-mësohet të ketë thënë kryeministri.

Të pranishmit në mbledhje u treguan të rezervuar për të zbuluar detaje ndërkohë një nga koordinatorët e Këshillit Koordinues të Veriut pasi doli nga mbledhja u shpreh: “Kemi diskutuar për çështjet e rendit të ditës”

Ndersa deputetja Senida Mesi u shpreh:  Këto janë mbledhje rutinë, për përmirësimin e performancës së shërbimeve, çështjet e buxhetit

Takimi i nisur paradite

Takimi i nisur prej orës 10:00 u zhvillua në një nga hotelet në zonë.

Në takim ishte dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka dhe detyrën e koordinatorit politik i qarkut të Lezhës si edhe deputeti Tom Doshi.

Në sy ra mungesa e deputetit socialist Ditmir Bushati.

Gazetari i RTV Ora Bepin Kolvata informoi se në takim ishin edhe 4 koordinatorët që Rama përcaktoi për të drejtuar politikisht këtë qark pas largimit të Valdrin Pjetrit, i cili rezultoi i dënuar në Itali.

“Axhenda e takimit pritet të jetë e gjatë dhe kryefjalë do të jetë situata politike në qarkun e Shkodrës. Situata është komplekse se kryeministri Rama shkarkoi drejtorët rajonalë dhe socialistët nuk po gjejnë konsensus emërimet e reja” informon gazetari i RTV Ora Bepin Kolvata

Një tjetër  temë diskutimi pritet të jetë dhe cështja e kryebashkiakut të Vau i Dejës, Mark Babani. Ky i fundit dorëzoi gjurmët e gishtave në prokurori pas denoncimit të PD se ka qenë i ndaluar në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME