Categories Lajme

Rama paralajmëron: Ata shefa policie që do bëjnë kompromise në sezonin turistik, largim përjetë nga policia

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të rrepa për efektivët, nga drejtuesi i policisë së qarkut deri të shefat e Komisariateve në rast mos zbatimi të ligjit. Gjatë ditës së sotme, ai u shpreh se për sezonin e ri duhet një qetësi, rregull, pastërti dhe lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin.

Ai shtoi se masa duhet të merren dhe për ato që nuk respektojnë ligjin, duke vendosur muzikë edhe pas orarit të lejuar.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të rrepa për efektivët, nga drejtuesi i policisë së qarkut deri të shefat e Komisariateve në rast mos zbatimi të ligjit. Gjatë ditës së sotme, ai u shpreh se për sezonin e ri duhet një qetësi, rregull, pastërti dhe lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin.

Ai shtoi se masa duhet të merren dhe për ato që nuk respektojnë ligjin, duke vendosur muzikë edhe pas orarit të lejuar.

Njësia Policore Detare, një strukturë e re sezonale për të siguruar pushuesit në zonat bregdetare, ka nisur sot  punën.

Kjo njësi do të jetë e përbërë nga 104 punonjës policie, e ndërsa në terren do të jenë 35 Jet Ski që do të patrullojnë në vijën bregdetare nga veriu në jug, në zonat më të populluara turistike dhe do të jetë në funksion përgjatë gjithë sezonit veror.

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje tragjedinë që ndodhi verën e kaluar në Himarë, ku vogëlushja 7 vjeçe, Jonada Avdia humbi tragjikisht jetën pasi u përplas nga një motoskaf në breg të detit. Kryeministri u shpreh se nuk do të tolerohet asnjë person i cili cënon perimetrin e sigurisë në plazhe.

Rama: Në sezonin e shkuar turistik, një ngjarje e provokuar nga një pjesëtar i padenjë, një shëmbëlltyrë e së keqes në polici. Humbi jetën një vogëlushe dhe doli në pah një dobësi e shtetit në përballjen me një peshë krejt ë re si rezultat i një transformimi të vazhdueshëm të sezonit turistik dhe i futjes në këtë sezon i mjeteve të ujit të cilat janë shtuar ndjeshëm, por duke shtuar ndjeshëm rrezikun dhe për pasojë edhe shkallën e përgjegjësisë të forcave të policisë.  U desh ajo tragjedi për të reflektuar dhe për të marrë një përgjigje.

Njesia Detare është këtu për të vënë në kontroll aktivitetin e mjeteve lundruese private. Në radhë të parë kërkohet qartësi e plotë, motivim i plotë. Shkaktonin stres me akrovabitë e tyre motorike në plazh. Kjo kërkon një  koordinim të mirë dhe me policinë që mbulojnë bregdetin. Ministra e Turizmit së bashku me ministrinë e Brendshme kanë përgatitur të gjithë hartën për mjetet lundruese. Kjo hartë duhet bërë e gjithë puna që të jetë sa më e lexuar dhe e kuptuar nga të gjithë, por le të jetë busulla e cdo njërit prej jush që janë në forcat e rendit të mbrojtjes në ujë.

Akti kriminal i atij individi që turpëroi policinë e shtetit dhe i uli kokën shtetit, na bëri të gjithë që të skuqemi, duhet të shërbejë si një këmbanë që duhet t’i bjeri alarmit në kokë, për të mos bërë asgjë që turpërojnë jo vetëm familjet tuaja, por turpërojnë komunitetin dhe shtetin shqiptar. Ajo humbje e tmershme e familjes të shërbejeë që fëmijët, prindërit, turisët të ndihen të sigurtë, të qetë dhe të lumtur në ato ditë mezi i presin për të pushuar. Shpresoj që në këtë sezon, që do të jetë më i vëshirë se ai i mëparshmi se do të ketë rritje të numrit të turistëve, dyndje të tyre dejt zonave të bregdetit, për të mbyllur sutë e veshët, bizneset të ndihen në shtëpinë e tyre të patrazuar nga askush, asnjë të mos ndihet i fyer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME