Categories Lajme

Rama paralajmëron gjoba: Plehrat në rrugët kombëtare përgjegjësi e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qasje më agresive në lidhje me ndotjen e mjedisit. Në një takim me kryebashkiakët, të mbajtur në Durrës, kreu i qeverisë tha se se gjithçka duhet të nisë nga vetja. Sipas kryeministrit plehrat në rrugët kombëtare janë përgjegjësi e qytetarëve, pasi i hedhin nga dritarja e makinës. Rama shtoi se duhet adresuar edhe ajo që qytetarët e kanë kërkuar me ngulm, vendosjen e gjobave për ata që hedhin plehrat në ambiente publike.

 “Është shumë e qartë që pastrimi ka një kosto që është më e lartë përgjithësisht se çfarë bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe biznesit. Në vend që të fillojnë nga vetja, e fillojnë direkt me fjalinë ne paguajnë taksa bashkitë nuk na përgjigjen. Kontributet përmes tarifave të pastrimit të familjarëv3 dhe bizneseve janë në kostot e pastrimit për bashkitë. Kjo bën që nga njëra anë bashkitë të përballojnë me fonde ekstra nga ana tjetër të keni territore të pastruara edhe qeveria të jetë  detyruar të rishikojë të gjithë skemën e funksionit të këtij procesi. Atyre që në vend ta fillojnë nga vetja, sesa shumë e kanë ndotur duke hedhur plehrat e fillojnë m formulën vini gjoba, ose s’ka kosha, plehrat në rrugët kombëtare nuk kanë lidhje me koshat, sepse nuk ka kosha në rrugë kombëtare të asnjë vendi.

Plehrat në rrugët kombëtare janë akte papërgjegjshëria të mijëra njerëzve që hapin dritaren e makinës dhe i hedhin. Nga duhet një qasje më agresive në këtë fushë. Pastrimi do të jetë i pari. Aspekti tjetër ka të bëj me mbështetjen që do t’u japim ne bashkive. Të adresojmë edhe atë që qytetarët e kërkojnë me ngulm, gjobat. Në fund të ditës kjo nuk funksionon në rast s policia e shtetit nuk përfshin krimin mjedisor si pjesë të punës së përditshme,” tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME