Categories Lajme

Rama paralajmëron për grisjen e marrëveshjes së Reformës Zgjedhore

Kryeministri Rama ka paralajmëruar prerë sot kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe nënktyetarin e LSI-së Petrit Vasili, të ndalin sulmet e shantazhet, e të ruajnë paktin e firmosur të Reformën Zgjedhore, që një fije e ndan nga grisja. Në fund të fjalës së mbajtur në Kuvend, Rama ka pranuar pa asnjë hezitim se marrëveshja e formosur me dakordësi mes palëve dhe ndërmjetësim të ndërkombëtareve është kthim mbrapa dhe jo reformë.

“Ajo që i them sit edhe një herë Lulzim Bashës dhe Peço Vasilit, është mos vazhdoni të dilni dhe të shani, mos vazhdoni të shantazhoni, mos nxirrni lloj lloj të papunës të kësaj foltoreje që për të të siguruar rrugën punonin si sharës profesioniste në këtë foltore për të sulmuar PS, mos na tundoni se për atë Zot, ajo marrëveshje është një marrëveshje që ka krijuar kushte pozitive në raport me klimën dhe partnerët, por për mua ajo nuk është reformë, por kthim i madh mbrapa i vetëdijshëm qe e kemi bërë ne, në funksion të faktit që Shqipëria të mos bëhet parë muhabet kafenesh lart e poshtë nëpër Europë.

Por një fije peri e ndan realizimin deri në fund të saj, nga grisja e saj dhe këtë fije peri ta ruajë mirë Basha e Peco Vasili e të gjithë ata se nuk ua kemi për borxh të na sulmojnë, shpifin e akuzojnë cdo ditë, ndërkohë që dua, s’dua unë është fakt që shumica e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë atë marrëveshje dhe nuk i  duan listat e mbyllura”- tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME