Categories Lajme

Basha mesazh nga Baldushku pas takimit me fermerët: Probleme shokuese! Çfarë premton PD

Kryetari i PD Lulzim Basha u ndal sot në Baldushk, ku tha se “për fat të keq nuk kam arritur të raportoj diçka të ndryshme pozitive”, duke iu referuar probleme që i paraqesin fermerët në zonat ku kryedemokrati viziton për të parë nga afër situatën e tyre. “Problemi që më paraqesin këtu ku ndodhem pranë fermës së Kasem Saliu, është diçka që është shokuese, ua faturojnë ujin si të jetë biznes i vogël, imagjinoni. Nafta, benzina me të njëjtin siç e blen Rama për Benz-in e vet të blinduar”, tha Basha. “S’kemi asnjë lloj fitimi, çmimet janë katastrofë, as plehrat e farat s’kanë garanci. Me minus jemi komplet, tre muaj që e mbylli ai tha kanë punuar në bujqësi por nuk kemi pasur mjete e treg ku të shkojmë.

Po nuk shite mallin punon kot në tokë”, sqaroi fermeri. “Asnjë kacidhe nuk kanë parë as në kohën e pandemisë as në 7 vite, ndaj duhet të gjithë bashkë të mundësojmë rikthimin në normalitet, një qeveri normale e jo qeveri mrekullish është ajo që premton PD, një qeveri normale që nis nga vota juaj e kthen gjithë vëmendjen e fondet tek ju përmes llogaridhënies.

Një Shqipëri e gjithë shqiptarëve, e jo një Shqipëroi e 5 oligarkëve”.

Duke shfrytëzuar motin me re, Basha dha edhe një mesazh: “Këtu nga Baldushku jam me besim se Shqipëria jonë e bukur i ka të gjitha mundësitë për ta lënë pas këtë ditë të zezë, meqë kemi dhe retë mbrapa, si thotë ajo shprehja pas reve ka dritë, e drita e shpresës është bashkimi jonë, qëndresa jonë e programi jonë për ti kthyer shqiptarëve dinjitetin, një ekonomi të fortë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME