Categories Lajme

Vaksina do të jetë falas, thonë zyrtarët amerikanë

Administrata Trump thotë se do të bëjë të disponueshme falas vaksinën kundër COVID-19 për të gjithë që duan të vaksinohen në SHBA. Kompanitë e sigurimeve shëndetësore pritet të mbulojnë koston e vaksinës për pjesën më të madhe të amerikanëve, sipas një zyrtari të lartë të administratës që foli të martën mbi përpjekjet e qeverisë për të zhvilluar një vaksinë brenda vitit. Për ata që nuk kanë sigurime shëndetësore, shton zyrtari, “Roli ynë si qeveri federale është të garantojmë se kushdo që është i rrezikuar dhe do të bëjë vaksinën, por nuk mund të paguajë koston”.

Zyrtari tha se amerikanët mund të prodhojnë një vaksinë me fonde federale para se të bëhet e disponueshme në vende të tjera. “Përparësitë tona janë të qarta. Të kujdesemi fillimisht për amerikanët,” tha zyrtari. “Nëse kemi teprica, është në interesin tonë të vaksinojmë edhe të tjerët në botë,” nënvizon ai. Administrata synon të prodhojë 300 milionë doza vaksine brenda janarit 2021. Vaksinat zakonisht kërkojnë 10 vjet kohë për t’u zhvilluar. Kontratat Qeveritare Qeveria ka njoftuar më shumë se 3 trilionë dollarë në kontrata për të mbështetur kompanitë me testime, prodhim dhe shpërndarje të vaksinës. Kongresi ka miratuar afro 10 miliardë dollarë për të zhvilluar vaksina, trajtime dhe diagostikime për COVID-19.

14 vaksina kandidate janë zgjedhur nga më shumë se 100 variante. Qeveria tha se do të zgjedhë shtatë vaksina kandidate për prova klinike. Presidenti Trump ka njoftuar mbështetje për vaksina kandidate të prodhuara nga tre kompani: Moderna, e cila hyn në fazën e parë të një procesi provash klinike me tre faza; Johnson & Johnson, e cila planifikon të fillojë fazën e parë të testimeve këtë verë dhe AstraZeneca, e cila hyn në fazën e fundit të testimeve këtë verë. Administrata thotë se kjo vaksinë mund të hidhet në përdorim në tetor, nëse punon. Fondet federale po mbështesin krijimin e kapaciteteve prodhuese ndërkohë që vazhojnë provat e vaksinave kandidate. Qeveria ka nënshkruar kontrata me kompani që prodhojnë shiringa dhe ampula për të ambalazhuar vaksinat./VOA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME