Categories Lajme

Shpërthen Hajdari ndaj Ramës: Nuk ka votë pa lista të hapura, je bërë sulltan bashkë me Bashën

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka shpërthyer në sallën e Kuvendit ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama dhe lideri i PD-së, Lulzim Basha se nuk e duan reformën zgjedhore. Ajo tha se Rama dhe Basha duhet të dalin para popullit dhe të shpallen diktatorë.

“E mora përsipër edhe pse më hodhën baltë dhe më thanë shumë gjëra edhe njërëz të besuar që më rrinin pranë. U ndjenë të zhgënjyer, por unë prapë e ngjita atë shkallë, e vura interesin e shqiptarëve përpara interesave të mia. Por tani, çfarë do të bësh ti me atë shkallë? Listat e hapura nuk i do vetëm Rudina apo Mysymi, por e gjithë Shqipërisë, 50 firma ulërasin për lista të hapura.

Çfarë përfaqësojmë ne si Kuvend nëse nuk u përgjigjemi këtyre njerëzve. Kjo është detyra jonë, t’u japim njerëzve atë që kërkojnë, listat e hapura dhe të mos bëhemi njësoj si Opozitari jashtë këtij parlamenti, keni marrë njerëzit tuaj dhe jeni bërë sulltanë. Ne mund t’i hapim listat dhe të mos e respektojmë kontratën tënde me Lulzim Bashën. Atë reformë nuk do ta firmosim pa lista të hapura. Koha ka ardhur dhe e vjetra e e reja do të përballen me njëra-tjetrën. Ka ardhur koha të fitojë e drejta, pa interesa dhe militante.

Prandaj Edi Rama, nëse do një përgjigje sot, përgjigjia është kjo: Nuk ka votë pa dëgjuar vullnetin e shqiptarëve. Ky vend ka nevojë për ndryshim”, tha Hajdari. Ndërkohë që në fillim të fjalës së saj, e përlotur, nga foltorja e Kuvendit, Rudina Hajdari u shpreh se lajmi i sotshëm për shkarkimin nga detyra të nënës së saj, është përgjigja ndaj atyre që e kanë akuzuar se ajo qëndron në parlament për të mbrojtur nënën.

“Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time dhe pa dyshim shumë njerëz jashtë kësaj salle që më janë sulur si ujqër dhe thonë se unë ndenja në këtë Kuvend për nënën time, sot e morën përgjigjen. Unë besoj te Reforma në Drejtësi. Nëse e them këtë për time më’, e them për çdo gjyqtar dhe prokuror dhe do ta mbushte këtë reformë deri në fund, sepse shkon përtej interesave të familjes time, por sot kam folur për Këshillin Politik për reformën zgjedhore”, tha ajo.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME