Categories Politike

Rama paralajmëron portalet: Gjobë të majme për ata që shpifin

Në një konferencë të quajtur “News Agencies vs Fake News”, kryeministri Edi Rama ka zbuluar detajet e para nga ajo që deri tani quhet “paketa antishpifje”. Shefi i qeverisë thotë se do të luftohe “lajmet e rreme” përmes përmirësimit të legjislacionit duke përdorur edhe mjetet e dënimit të shpifësve përmes gjobës.

“Lajmet e rreme dhe shpifjet kishin një ndjekje më të madhe dhe ishin disafish më të përhapura me kontributin e ndjekësve se sa lajmet e vërteta. Natyra tërheqjes së shpifjes, sponsorizimi i lajmeve nga faktorë nga më të ndryshmet. Edhe ne e kemi përjetuar pjesën e kësaj histori të hidhur. Shqipëria e dalë nga vite të tëra izolimi, ka qenë një vend goxha pjellor për sa i takon shpifjeve dhe lajmeve të rreme” – tha Rama.

Sipas tij, ka platforma që nuk dihet se nga kush financohen dhe për çfarë qëllimi marrin këto para.

“Qëllimi nuk është që ne duhet të shkojmë deri tek vendet e BE-së, ku shpifja është pjesë e Kodit penal apo edhe dënohet me burg. Media online është jashtë legjislacionit. Në 6 vitet e fundit janë hapur më shumë se 600 portale me parashtesën .al. Nuk dihet se kush i financon dhe cilat janë edhe qëllimet e hapjes së tyre.

Ne do të vendosim rregulla, që duke bërë disa ndërhyrja që nuk do të jetë me prekje të Kodit Penal apo civil, por një përditësim të legjislacionit ekzistues. Do të ngremë një institucion të veçantë që do tu përgjigjet ankesave për shqipfjen duke lehtësuar kështu edhe një mundin për të shkuard deri në gjykatë. Do të rrisim gjobat për lajmet e rreme. Të garantojmë të drejtat e autorit. Do ndëshkojmë edhe përhapësin e shpifjeve, cilido që e merr dhe e replikon është po aq përgjegjës sa media e fillimit”, – shtoi kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME