Categories Politike

Rama: Pas 18 majit do japim udhëzime për rifillimin e riteve fetare

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video konference me klerin ka diskutuar për rihapjen graduale të riteve të besimeve fetare. Rama bëri me dije se pas diskutimeve të klerit me ekspertët do të shihen mundësitë për rihapjen e besimeve fetare, pas datën 18 maj, me të gjitha masat që do vendosen.

Gjithashtu Rama i kërkoi përfaqësuesve të klerit të të gjitha besimeve fetare që të sjellin si shembuj edhe veprimet që marrin përfaqësuesit e besimeve fetare në botë. “Rihapja e riteve duhet të jetë e kujdesshme dhe ta bëjmë këtë gjë në mënyrë graduale. Kjo kërkon konsultim me ju pasi praktikat tuaja janë të ndryshme jo vetëm nga komuniteti në komunitet , por edhe brenda vetë një kalendari të caktuar mujor apo javor ju keni praktika që nuk janë njësoj.

Kam kërkuar që grupi i punës, që është i përbërë nga ekspertë të fushës dhe pastaj edhe Komiteti ynë i ekspertëve të adresojnë këtë çështje. Ndryshe nga aktivitete të tjera dhe të biznesit kjo duhet bërë bashkarisht.
Do ju kërkoja gatishmërinë tuaj që nga sot ose nesër të jeni të disponueshëm të vendosni kontakt nga personat për të pasur një konsultim konkret.

Pra si mund të hartohet një kalendar gradual deri në normalizimin e plotë të komunitetit. Ne do të hartojmë nja kalendar të arsyeshëm duke marrë në konsideratë edhe eksperiencat e vendeve të tjera. Shpresoj që në 18 maj, kur edhe do të jetë konfiguruar me kufizimet e veta i gjithë projekti i fazës së dytë të mund të japim edhe disa indikacione konkrete për komunitetet fetare. Në fillojmë nga puna ose sot ose nesër, varet nga ju”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME