Categories Politike

Rama për integrimin në BE: I kemi bërë detyrat tona

Kryeministri Edi Rama, ndodhet këtë të premte në Berat ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët. Gjatë bisedës me to, ai u ndal dhe tek integrimi i Shqipërisë në BE. Sipas Ramës, shteti shqiptar i ka bërë të gjitha detyrat dhe tanimë i ka mbetur vendeve të BE të japin një vendim për çeljen e negociatave. Ai lajmëroi se pas disa ditësh do të ketë një takim me funksionarët në Bruksel, ku do të diskutohet pikërisht për këtë çështje.

“Procesi i integrimit ka dy faktorë, Shqipërinë dhe BE. Bashkimi Evropian është një bashkësi shtetet që janë faktorë të rëndësishëm për këtë proces. Duke u nisur nga vendimi i marrë nga Këshilli Evropian, çelja e negociatave është realizuar. Por hapja e negociatave formalisht është aprovimi i të gjitha shteteve. Këtu jemi në një fazë ku e kemi parë faktikisht që dinamikat e brendshme të BE dhe hallet e brendshme të një vendi, zgjedhjet e një vendi ndikojnë. Unë e kam thënë që pa u bërë zgjedhjet në Holandë, do të dëgjojmë shumë, por konferenca nuk do të ndodhi. Ka ndikuar dhe shumë pandemia, ka futur një agjendë në mes. Do të jem në Bruksel për pak ditë, do të kem një bashkëbisedim.

Ne i kemi bërë detyrat tona. Pra është shumë e qartë. Nuk është një proces që ecën teknikisht, nuk varet vetëm nga ne, por nga shumë komponentë të tjerë. Ne të bëjmë tonat, për një arsye të thjeshtë. Ne nuk i bëjmë të na vlerësoj Holanda, ne i bëjmë sepse janë gjërat e duhura për shtetin tonë. Reforma në Drejtësi nuk behet se e duan amerikanët apo evropianët.

Ata e duan sigurisht, por ne nuk e bëjmë sepse e duan ata, e bëjmë sepse i duhet shqiptarëve, i duhet këtyre të rinjve, atyre që janë fare të vegjël. Kështu në të gjitha drejtimet. Çdo reformë që lidhet me BE është padiskutkim në të mirën e vendit tonë. Puna është të ngremë Evropën këtu dhe a bëjmë Shqipërinë një shtet që vepron si një shtet evropian”, u shpreh kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME