Categories Lajme

Rama për Melonin: Nuk besoj se do ketë ndonjë ndryshim në marrëdhëniet tona

Kryeministri, Edi Rama, ka komentuar qeverinë e re italiane, nën drejtim të Giorgia Meloni me prirje të djathta ekstreme.

Në një intervistë për medien italiane, SkyTg24, Rama tha se marrëdhëniet midis vendeve nuk përcaktohen nga kahet politike, teksa solli si shembull raportin e ish-kryeministrit Italian Silvio

Berslusconi me Fatos Nanon. Rama tha se dyshja kishte marrëdhënie të mira pavarësisht bindjeve të ndryshme politike. Rama tha se duhet gjetur rruga e mesme.

Rama tha se pushtimi fashist ka qenë një pushtim sikur të ishte diçka mëse e natyrshme sepse Shqipëria i përkiste kësaj perandorie dhe nuk besoj se do ketë asnjë ndryshim në marrëdhëniet.

“Nuk varet nga kahja politike. Unë mendoj për Berlusconin, që është përfaqësues i së djathtës në Itali, por gjithsesi Berlusconi ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me Fatos Nanon që ka qenë një kryeministër socialist i Shqipërisë. Ju them këtë se ka pasur periudha që kanë qenë qeveri të djathta, ndërsa në Shqipëri qeveri të majta. Nuk ka rëndësi përkatësia politike.

Gjithsesi kemi një atmosferë politike, lidhjesh historike dhe janë të hershme lidhjet tona. Tirana ka qenë e projektuar nga arkitektët italianë dhe gjithçka që shihni në Tiranë si një monument kulture me një rëndësi të veçantë është realizuar dhe ndërtuar pikërisht nga arkitektë italianë në periudhën përpara dhe gjatë pushtimit fashist. Edhe gjatë pushtimit fashist të themi ka qenë një pushtim sikur të ishte diçka mëse e natyrshme sepse Shqipëria i përkiste kësaj perandorie dhe nuk besoj se do ketë ndonjë ndryshim në marrëdhëniet.

Nëse një qeveri është më e djathtë, apo më e majtë apo je në opozitë, në fund të fundit kur vjen fjala për të qeverisur atëhere duhet patur kujdes sepse duhet të bësh gjithçka për të mos u asgjësuar nga e djathta apo e majta dhe duhet gjetur një vijë e mesme, e artë sepse është e thjeshtë të hartosh gjithë ato poezi epike mbi atë çka mund të bëhet në të ardhmen, po kur arrin të qeverisësh, atëherë çdo gjë bëhet më e vështirë. Gjithsesi duhet t’i bësh gjërat, i përket së djathtës apo së majtës sepse nuk ka receta për të djathtën apo të majtën, por duhet të bësh llogaritë mire”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME