Categories Lajme

‘Të ndalohet përfitimi i fondeve publike nga kompani offshore’, Agron Shehaj paraqet projektligjin

Kompanive offshore me pronarë sekret duhet t’u ndalohet që të përfitojnë kontrata publike në Shqipëri. Ky është qëllimi i projektligjit që ka dorëzuar në Kuvend deputeti demokrat, Agron Shehaj.

Në dokument thuhet se ky projektligj i jep fund njëherë e mirë gropës më të madhe të korrupsionit sot në Shqipëri, asaj të dhënies së tenderëve, koncensioneve dhe aseteve publike tek kompani guacka me pronarë të fshehtë, pas të cilave fshihen pushtetarë dhe qeveritarë.

Projektligji synon të ndalojë përfitimin e fondeve dhe pasurive publike nga deputetët, zyrtarët, personat e lidhur me ta apo dhe të personave që janë të dënuar penalisht.

Sipas Shehajt ndalimi me ligj i kompanive offshore për të përfituar fonde publike është një model i marrë nga disa vende europiane të cilat kanë nisur ta zbatojnë atë në luftën ndaj korrupsionit.

Projektligji parashikon edhe sanksione për rastet kur kompanitë refuzojnë të deklarojnë apo komunikojnë të dhënat zyrtare për identifikimin e pronarëve përfitues, apo provohet që kanë deklaruar të dhëna të rreme dhe jo të plota. Në këto raste deputeti demokrat propozon që shteti të ketë drejtën për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme dhe të menjëhershme kontratën publike.

Nisma e deputetit Shehaj synon që ta shtrijë efektin edhe për kontratat që janë aktive, të cilat nëse brenda një afati 2 mujor nëse nuk paraqesin të dhënat e përcaktuara në institucionet shtetërore, , dënohen me gjobë në masën 10% të vlerës së Kontratës Publike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME