Categories Lajme

Rama prezanton revolucionin dixhital

Duke nisur nga 6 janari nuk do të duhet më të mbani radhë për shërbimet që do të merrni në zyrat e shtetit. Plot 472 aplikime për dokumente  apo shërbime mund t’i  bëni on line, përmes smartfonit apo kompjuterit. Ka qenë vetë Kryeministri Rama ai që ka prezantuar përmes një videoje në rrjetet sociale atë që e cilëson revolucion dixhital. “Sot pushim si ditë e ndërmjetme për ata që do donin të pushonin pak më gjatë dhe në 6 fillojmë direkt dhe 6 janari është fillimi i një revolucioni kundër radhëve,e ryshfeteve, fillon me bllokun e parë deri në qershor”. Digjitalizimi i 472 shërbimeve është vetëm faza e parë. Deri në fund të vitit numri i aplikimeve dhe shërbimeve që do të merren online do të jetë 1261 nga 1384 të tillë.

 “Do kemi mbi 90% të shërbimeve për shqiptarët në shqipëri dhe ata jashtë Shqipërisë që s’do rrinë më nëpër radhë që u dalin nga hundët shërbimet.” Në zyrat e Agjensisë Kombëtar të Shoqërisë se informacionit prej javësh po trajnohen punonjësit e administratës. Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetërorë kur aplikojnë, po vetëm dokumente që janë individualë. Cilido do të mund ta ndjekë online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME